Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë adresimit të tij në samitin e OSBE-së në Shkup, tha se populli në Ukrainë e meriton paqen dhe se lufta duhet të ndalet, raporton SHENJA.
“Arritja e një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, mbetet parakusht. Kjo luftë vazhdon ti fundos vlerat dhe themelet e OSBE-së, prandaj si çështje e rëndësishme e sigurisë të rajonit tonë dhe më gjerë, prioriteti qendror i kryesimit tonë ishte dhe mbetet, të sigurohet mbështetje thelbësore për Ukrainën dhe popullin e saj përmes dimensioneve të OSBE-së. Njëkohësisht gjatë kryesimit tonë, vëmendje e veçantë i është kushtuar të gjitha konflikteve të ngrira dhe jostabilitetet rajonale nëpër rajonin e OSBE-së”, ka deklaruar Kovaçevski. /SHENJA/