Sonte fillon pjesa jozyrtare e Takimit Ministror të OSBE-së në Shkup. Në darkën joformale, pritet të marrin pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Zhozef Borrell. Do të vijnë edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare. Jozyrtarisht, delegacioni rus nuk pritet të marrë pjesë në darkën joformale. Takimi zyrtarisht fillon nesër, kur fillimisht do të votohet për agjendën, ndërsa gjatë ditës do të mbahen panele me tema të ndryshme, si digjitalizimi, ndryshimet klimatike e të tjera. Nesër pritet të zgjidhet kryesuesi i radhës i OSBE-së. Të premten në mëngjes është paralajmëruar miratimi i konkluzioneve të takimit ministror në Shkup, pas së cilës do të vijojë konferenca përfundimtare për media. /Alsat.mk
Data 16.09.2025
Aktuale
- Janevska: Rreth 1800 nxënës nga Trubareva pa pengesë ndjekin mësimin onlajn
- Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako
- Zelensky u bën thirrje vendeve evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore pas sulmit të fundit rus
- Mickoski: E Majta në koalicion me BDI-në
- Mbyllja e deponisë në Nikushtak – Reagon Komuna e Likovës
- Plagoset çifti i bashkëshortëve, u plas bombla e gazit! Shkrumbohet edhe garazhi i shtëpisë
- Vokshi thirrje Peleshit: Kërkojmë gjithëpërfshirje! Respektoni rregulloren
- Ibrahimi: Në vitin 2013 protestonim kundër Car Dushanit, kaq për ata që e kanë qejf temën “Bota serbe”