Këshilltari i kryeministrit të Kosovës për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku ka reaguar ndaj deklaratave të kryediplomatit Bujar Osmani në “Click Plus” në TV21.
“Bujar Osmani, kryesuesi i OSBE-së dhe ministër i PJ i MV, në një emision televiziv, tha sot, në prag të festës kombëtare shqiptare, se ai “kundrejt Kosovës ka mbajtur qëndrim si ndërkombëtar dhe jo si shqiptar”. Kjo tregon qartë përse ai ka mbajtur anën e Serbisë dhe mbrojtur interesin e saj. Dhe jo rastësisht qeveria LSDM/BDI/ASH mbron me kaq ngulm projektin serbomadh të Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Qoku.