Bullgaria ka hapur hapësirën e saj ajrore për avionin e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, në rast se ai vendos të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup, tha për agjencinë e lajmeve TASS ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova, njofton SHENJA.
“Ne morëm përgjigje pozitive për notën tonë për kalimin e avionit të Lavrovit në hapësirën ajrore bullgare. Ministria e Jashtme bullgare na njoftoi zyrtarisht se fluturimi në hapësirën ajrore të vendit të ministrit tonë është i lejuar”, tha Mitrofanova. /SHENJA/