Komisoni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi Sistem tarifor për shitjen e energjisë elektrike për konsumatorët, të cilët furnizohen nga furnizues universal, me të cilin konfirmohet se tarifa e lirë ditore fillon më 1 dhjetor të vitit 2023 në periudhë prej orës 13 deri ora 15.
Aktet nënligjore që i miratoi KRRE-ja konfirmojnë edhe afate të reja, sipas të cilave kompanitë energjetike nga viti i ardhshëm do të duhet t’i parashtrojnë kërkesat e tyre më së voni deri 30 shtator, ndërsa vendimet për tarifat e reja do të kumtohen më së voni deri 30 nëntor dhe të njëjtat do të jenë në fuqi nga viti i ardhshëm.
“Nga 1 dhjetori, amvisëritë do të kenë tarifë të ulët për energji elektrike nga ora 13 deri ora 15 dhe nga ora 22 deri ora 7 çdo ditë, si dhe gjatë tërë ditës të dielën”, thuhet në kumtesën e KRRE-së.
Data 05.07.2025
Aktuale
- Themelohet lëvizja Arbëria, nuk do të ketë kryetar
- MBPEU përmes fushatës “Më e mira nga Maqedonia”, synon ndërgjegjësimin e blerësve për produktet vendore
- ASH: Vlenizimi i hiseve të Kazinove (Pjesa V): Ligji i bixhozit “gatuhet” me 199 nene, asnjë premtim i VLEN i përfshirë
- Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
- Aksident trafiku, ndërron jetë 17 vjeçari nga Kërçova
- Arbër Ademi pritet të jetë shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i BDI për zgjedhjet lokale
- Jakimovski: Të vendosim edhe taksë për diplomat e blera dhe certifikatat e falsifikuara?
- Shpresat për shërim u kthyen në makth – çiftit i zhvatën 400,000 €, dy të arrestuar në Shkup