Sot në lokalet e odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut u nënshkrua një memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në mes të Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësisë e përfaqësuar nga u.d.Drejtori Imer Imeri dhe Mendi Qyra Kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore.Me dëshire që te lëvizë gjërat në kahje positive Drejtori i posaemëruar i Agjencisë për Sipërmarrësi z.Imer Imeri me një elan dhe energji të re ,pas konferencës të suksesëshme dy ditore,së bashku me bashkëpuntorin e tij z.Gafurr Zharku ngrehu spirancen drejt Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore për të lëvizë anijen e Biznesit drejt suksesit ,kjo vërtetohet pas takimit që u zhvillua në mes tyre në njërën anë dhe Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore e përfaqësuar nga Mendi Qyra Kryetar dhe Durim Zeqiri Drejtor.Pas një debate të frytëdhënës duke vënë në spikame ndërmarrjet e vogla dhe start up-et ,shihet nevoja për një bashkëpunim ndërmjet dy subjekteve në fjalë për të avancuar biznesin posaçërisht në këto fusha:
1.Informim të duhur dhe në kohë lidhur me mundësitë për ndihma financiare nga vendi dhe jashtë Vendit.
2.Ofrimi I ndihmës profesionale përmes këshillimit profesional në ngritje të biznesit.
3.Ofrimi I ndihmës teknike në perfitimin e fondeve Europiane,me konkretisht ndihmë profesionale për personat fizik dhe juridik në pergaditjen dhe mbushjen e aplikacioneve për fondet e ndryshme e posaqerisht ato Europiane.
4.Aktivitete për ngritje të kapaciteteve dhe krijimi i klimës së favorshme për ndërmarrësit e rinjë.
5.Ngritje e vetëdijes sipërmarrëse në rajone të pazhvilluara në Republikën tonë.
6.Kyqja e Dijes profesionale gjegjësisht Univerzitetit apo fuqisë akademike në ngritjen e vetëdijes sipërmarrëse përmes ,Tribunave,ligjërimeve,broshurave dhe takimeve me qytetarë ,shkollare dhe student në krijimin e linku të fuqishëm për të lëvizë shpirtin sipërmarrës në vend.Me këtë do të ndikohej në zbutjen e papunësisë si dhe zvogëlimin e migrimit masiv te të rijve drejt Europës.
Pas nënshkrimit të Memorandumit në mes të Z.Imer Imeri dhe Z.Mendi Qyra ,mbetet që në të ardhmen të operacionalizohen aktivitetet përmes një plani akcional që do të pergadisin shërbimet profesionale në mes dy subjekteve si dhe rikthimi I vizitës ,në lokalet e Agjencionit të Sipërmarrësisë.