Me nismë të Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjate 20 dhe 21 Nentor u mbajt Konferenca e parë rajonale me temë “Bashkëpunimi për forcimin e sipërmarrësisë dhe rritja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, në Shkup.
Siç kumtuan nga AMS, gjatë dy ditëve te kaluara, në konferencë morren pjesë përfaqësues të lartë qeveritar dhe personalitete me ndikim të cilët kanë rol kyç në formimin e politikave dhe strategjive për zhvillim ekonomik në rajonin e Kroacisë, Turqisë, Sllovenisë, Bosnja e Hercegovinës, si dhe nga vendet fqinje Shqipëria, Serbia dhe Kosova.Kjo iniciative i ka fillet që nga viti i kaluar , e sivjet gjeti realizimin e saj .Ne këtë nisme e projektuam dhe e vume ne zbatim se bashku me ish-drejtorin Hajrulla Misini,thotë Gafur Zharku Udhëheqës i njësisë dhe i projektit te Konferences. Kjo konferencë arriti te unifikoje tere stafin e agjencise për realizimin e saj .pasiqe kontributi i tyre rezultoi me sukses.
Kjo bëri që, Imer Imeri, ushtrues detyre, drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është krenar që AMS ka marrë iniciativën për të organizuar këtë ngjarje të rëndësishme në vitin kur festohet 20 vjetori i Agjencisë.
“Jam krenar që Konferenca po mbahet në vitin kur Agjencia feston 20 vite të suksesshme nga themelimi i saj. Me këto shërbime, kompanitë marrin ndihmë dhe mbështetje të ekspertëve nga fusha të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e tyre pa probleme”, tha Imeri.
Ai sqaroi se konferenca është një dëshmi e angazhimit kolektiv të kombeve në nxitjen e bashkëpunimit rajonal për të mbështetur rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM).Duke pasur parasysh faktin se është sektori i NVM-ve, si në BE ashtu edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, që përfaqëson ekonominë dhe nxit inovacionin, kjo përpjekje e përbashkët synon të forcojë konkurrencën dhe të ndikojnë në stabilitetin.
Në kuadër të kësaj konference Imer Imeri, u. d., drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi një sërë takime me personalitete te shquara e qe morren pjese ne Konference.Vlen te theksohet edhe ate se z.Imer Imeri se bashku me bashkepuntorin e tij z.Gafurr Zharku realizuan dy takime frytedhenese,se pari ata takuan Drejtoreshen per Sipermaresi nga Republika e Kroacise z.Daniela Zhagar e cila e përgëzoi për Konferencën si dhe morri mbështetjen e saj per punën e Agjencise duke e ftuar atë që muajin e ardhshëm te marrin pjesë në Konferencën organizuar nga departamenti pranë Ministrise se tyre.
Së dyti ata takuan z.Zef Dedaj Drejtorin gjeneral pranë KIESA-se Agjencioni për Sipërmarësi në Kosovë.Në këtë takim z.Dedaj faleminderoji Nikoqirin Z.Imerin per mikepritje duke e mbështetur incitiativen rajonale për bashkëpunim si dhe shprehu gatishmërinë ne aktivitete që do rezultonin me projekte te perbashkëta në të ardhmen.Ai gjithashtu potencoi se’’ forcimi i bashkepunimit do te sjell siguri si dhe mundësi të reja për Ndërmarjet e vogla dhe te mesme për të pushtuar bashkarisht tregjet e reja.Njeashtu z.Dedaj u zotua se do të angazhohet qe në te adhmen të shikoje mundesinë që të vazhdojnë këtë nismë rajonale dhe që konferenca të jetë tradicionale e që vitin e ardhshëm te jene Nikoqir,pra te marrin persiper organizimin e Konferencës.Z.Imeri e përshëndeti homologun e tij per gatishmërine e tij duke i premtuar që në të ardhmen e afërt do ia rikthejë vizitën.
Në Konferencë pati diskutime për shkëmbimin e praktikave më të mira që janë dëshmuar për NVM-të ,si dhe sesione mbi dixhitalizimin, ekonomine cirkulare dhe qendrueshmerine e projekteve te gjelberta.Vlen te theksohet edhe mbështetja që u përcoll nga Shqiperia përmes Fiona Beqirit me paraqitjen e saj brilante online si dhe nga Bosnja drejtëpërdrejtë përmes Edin Ibrahimoviqit.
Një mbështetje të tillë të fuqishme për Agjencinë në Maqedoni percolli edhe Murat Shukru Sojkan Udhëheqës i lartë prane departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar të Kosgebit te Turqise,i cili prezantoi nje pasqyrë mbi punën e Kosgebit si dhe ceku nënshkrimin e memorandumit për Bashkepunim në mes dy agjencive si dhe potencoi se Kosgeb punon në përgaditjen e planit akcional të aktivitetve që në të ardhmen do zhvillojnë dy Agjencite se bashku.
Në fund vlen te theksohet se konferenca dërgoi një mesazh të fuqshëm për palët e interesuara dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar përkushtimin e rajonit për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe optimizimin e aseteve për rritjen e konkurrencës dhe rritjes së biznesit përmes iniciativave që promovojnë transferimin e njohurive dhe praktikat më të mira,duke shpresuar qe ky takim do jete tradicional.