Çfarë faturash mund të presim pas Vitit të Ri?
Në emisionin “10 minuta” në TV21, në këtë pyetje është përgjigjur drejtori i Agjencisë për Energji, Dario Nikollovski.
Ai u shpreh se në periudhën në vijim do të fillojnë llogaritjet.
“EVN Home në fund të këtij muaji do të shpallë tenderin në të cilin ESM do të ofrojë sasinë dhe çmimin që ka. “Përveç kësaj, Komisioni për Energjetikë do të përcaktojë tarifat për shpërndarje dhe transmetim në MEPSO”, tha Nikollovski.