-Nuk bëhet fjalë për bindje, qoftë që unë të bind dikë, apo dikush të më bind mua. Kur bëhen koalicione, është kyçe që të ndahen vlerat e përbashkëta, këtë e tha mes tjerash kryeministri njëherë edhe kryetar i LSDM-së, Dimimtar Kovaçevski në pyetjen nëse kanë arritur që ta bindin Aleancën për Shqiptarët që të bëhet pjesë e atë ashtuquajturit “Front Europian”, përcjell TV21. Kovaçevski tha se mendon edhe ASH ka vizion për një shoqëri moderne.
“Mendoj se Aleanca e ka atë kapacitet që të flitet për tema të tilla, duke marrë parasysh edhe potencialin e tyre të kuadrove dhe programit të tyre dhe mendoj se në këtë bazë mund të bëhen bisedime rreth koalicioneve të ardhshme dhe rreth pjesëmarrjeve të ardhshme në zgjedhje, megjithatë ta lëmë që të bëhen bisedime dhe zyrtarisht trupat e partive të marrin vendime në këtë pjesë”, theksoi Kovaçevski./tv21.tv