Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin se bursisti i Komunës së Butelit, Ajremin Jusufi ka fituar medaljen e artë në Lojrat Mediteriane në Bodi Billding që u mbajtën me 12 Nëntor në Maltë, transmeton Almakos.
“ Bursisti i Komunës së Butelit, Ajremin Jusufi ka fituar medaljen e artë në Lojrat Mediteriane në Bodi Billding që u mbajtën me 12 Nëntor në Maltë.
Njashtu, Ajremin ka hyrë në pesëshen më të mirë në kategorinë e tij në nivel evropian.
Ajremin me krenari garon për Maqedoninë.
Përskaj burses, Komuna e Butelit i ndihmon Ajreminit para secilës garë ndërkombëtare.
Ajremin është njeri i mirë, sportist i shkëlqyer i cili në mënyrë maksimale është i fokusuar në sfidat sportive”, shkroi Darko Kostovski./Almakos/