Përfaqësuesit e CIVIL – Qendrës për Liri janë takuar sot me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, ku kanë shkëmbyer informacione dhe mendime për çështje kyçe që kanë të bëjnë me kushtet dhe proceset aktuale në vend dhe më gjerë. Ndër të tjera, përfaqësuesit e CIVIL-it e informuan Kryetarin e Kuvendit për rolin dhe mbështetjen e organizatës në iniciativat që kanë të bëjnë me Ukrainën, duke përfshirë çështjen e urisë, si gjenocid ndaj popullit ukrainas.
Më tej, në takimin me Jaferin, u diskutua për luftën në Lindjen e Mesme dhe viktimat civile të shkaktuara nga sulmi terrorist i Hamasit në Izrael dhe reagimi ushtarak izraelit dhe vuajtjet e civilëve në Rripin e Gazës.
Në takimin e CIVIL-it dhe kryetarit të Kuvendit, janë diskutuar edhe një sërë çështjesh të tjera, si zgjedhjet e ardhshme, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe lufta kundër dezinformatave, propagandës dhe sulmeve hibride në vendin tonë dhe më gjerë./Lajmi i plotë.