Rusia po përpiqet të tërheqë pjesë të sistemeve të mbrojtjes që ka eksportuar në vende të tilla si Pakistani, Egjipti, Bjellorusia dhe Brazili, ndërsa përpiqet të plotësojë stokun e madh të armëve të përdorura në luftën në Ukrainë, shkruan Wall Street Journal (WSJ).
Prillin e kaluar, një delegacion zyrtarësh rusë që vizituan Kajron i kërkuan presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi të kthejë më shumë se 100 motorë helikopterësh rusë që i duhen Moskës në Ukrainë, thanë tre persona të njohur me takimin.
Burimet pohojnë se Sisi ka dhënë dritën jeshile dhe se dërgesat e rreth 150 motorëve ka të ngjarë të fillojnë muajin e ardhshëm.
Një zëdhënës i qeverisë egjiptiane nuk pranoi të komentojë për WSJ./Lajmi i plotë.