Një mundësi e shkëlqyer i hapet administratës maqedonase për t’u afruar me Bashkimin Evropian.
Sipas këstit të ri që do të transferohet nga Banka Evropiane e Investimeve, fondet për të gjithë rajonin arrijnë në 20 milionë euro dhe synohen përmes programit JASPREM për përgatitjen e projekteve dhe strategjive të qëndrueshme.
Sipas një pjese të opinionit ekspert, Maqedonia deri më tani i ka shfrytëzuar mirë këto mjete, shembull për këtë janë aftësitë shtesë të fituara për zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, dhe shumica e tyre janë projekte nga ndër- bashkëpunimin kufitar.
Sipas përvojave të deritanishme, një pjesë e madhe e institucioneve kanë arritur të përmirësohen për të aplikuar dhe përdorur fonde të tilla, kjo mbështetje grant vetëm do të forconte më tej kapacitetet e institucioneve, sipas disa ekspertëve të përfshirë në proceset./Lajmi i plotë.