Nënkryetarja e LSDM-së në pushtet, Sanja Llukarevska, sonte në “Click Plus” në TV21 ka komentuar ndryshimet kushtetuese.
“Deri në fund të mandatit do të punojmë për ndryshimet kushtetuese. Amendamentet kushtetuese janë mundësia jonë e vetme që mund të justifikojë këto procese reformuese dhe të jetë pjesë e familjes europiane. Nuk bëhet fjalë për ndonjë diktat bullgar. Ne dhe opozita duhet të tregojmë se ky duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët”, tha Llukarevska.
E pyetur nëse partia është për zgjedhje të përbashkëta, ajo u shpreh:
“Si njeriu i dytë në LSDM kemi biseduar për zgjedhje të përbashkëta. Dhe qëndrimi ynë është që ka mandate të rregullta, një për presidenciale, një tjetër për parlamentare, që do të thotë se jemi për mandate të ndara”, thotë Llukarevska.