Deputeti i VV-së Dimal Basha ka reaguar për vizitën e Grenellit tek Ali Ahmeti.
“Vuçiqi e ka nderu si argatin më t’mirë, dhe t’nesërmen e paska pritë Ali Ahmeti, ku po thotë që në këtë takim kanë fol për dialogun Prishtinë – Beograd. Pra paskan fol për bisedimet mes Përparim Ramës dhe Aleksandër Shapiçit, kryetarit të Beogradit!
Dy pyetje, pse duhet shqiptarët me bisedu me Grenellin për dialogun kur vet Shpia e Bardhë ka deklaru që ky se përfaqëson askënd, shto këtu faktin e historisë së tij për puçin në Kosovë. Ne e dimë pse e faktorizon Beogradi, por shqiptarët pse duhet me faktorizu?
Dhe e dyta, pse po bini pre e propagandës së Beogradit, sepse veç Serbia thotë dialogu Prishtinë – Beograd. Po besoj e dini që dialogu zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, e jo Prishtinës e Beogradit. Përparim Rama nuk udhëheq me dialogun, por Albin Kurti!
Për dund, nuk po arrij me i kuptu këto sjellje të shqiptarëve që takojnë njerëz që i kanë bë dëm Kosovës, por megjithatë po e di saktë pse sot jemi të coptum nëpër shtete, dhe pse kemi mbet t’varfër e t’manipuluar gjatë gjithë historisë!
Që thonë n’Amerikë, ku jeni nisë oj shqipe!”, deklaroi Basha. (INA)