Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, mbrëmjen e djeshme ishte i fruar në emisionin “Click Plus”, ku ka biseduar për një mori temash, duke filluar nga aritjet e tij në krye të ministrisë deri te qëndrimet politike të ASH-së.
I pyetur për partinë politike që është në pushtet gati 20 vjet, ministri Aliu tha se BDI tani më duhet të bëhet “update” dhe të kalojë në opozitë:
“Nga aspekti teknologjik ju them se çdo sistem, qoftë ai operativ ashtu edhe ai aplikativ edhe pse janë shumë të sofistikuar ato prap kërkojnë ‘upgrade’ dhe ‘update’, dmth kërkojnë upgrate për ndryshime të mëdha dhe update për ndryshime të vogla. Besojë që për të mirën e partisë së tyre duhet të dalin në opozitë dhe të bëjnë updatin e tyre, sepse kjo bëhet vetëm në opozitë. Cila do parti të jetë, të jesh 20 vite në pozitë nënkupton që nuk ka bërë as ‘update’ as ‘upgrade’ k’shu që besoj se është mirë të shkohet në opozitë dhe të optimizohen proceset”- tha Azir Aliu.