Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është zgjedhur anëtare e Këshillit drejtues të Parlamentit global të kryetarëve të komunave. Ajo, siç informon Qyteti i Shkupit është zgjedhur në Asamblenë e përgjithshme të mbajtur dje ku morën pjesë kryetarë komunash nga Amerika, Evropa, Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika.
“Këshilli drejtues si organ drejtues i Parlamentit global të kryetarëve të Komunave ka për qëllim të vendosë për kahet strategjike, politikat dhe përcaktimet e kryetarëve të komunave, ndërsa nëpërmjet rrjetëzimit të veprojë me projekte konkrete të përbashkëta për të mundësuar një gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri më të madhe të qyteteve në nivel global”, bëjnë të ditur nga Qyteti i Shkupit.
Arsovska mori pjesë në aktivitetin global për kryetarë komunash “CityLab 2023” në Uashington të organizuar nga “Bloomberg”. Gjatë vizitës, Arsovska zhvilloi takime me kryetarë komunash nga SHBA, politikbërës, ekspertë dhe inovatorë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve për të adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen qytetet.
Data 18.06.2025
Aktuale
- Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Moravë, kapet në flagrancë zjarrvënësi
- Kuvendi i Kosovës nën kërcënimin e bllokadës: Çfarë ndodhi me kërkesën e AAK-së?
- Mashtruan duke u marr me miliona euro shtetasve europianë, GJKKO dënon me burg dy anëtarë të një grupi kriminal që ‘korrnin’ para me Call Center-a
- YouTube prezanton masa drastike për bllokuesit e reklamave
- Mickoski: Maqedonia është një nga vendet me rritje më të madhe ekonomike në Evropë
- Lideri Suprem i Iranit: Beteja fillon
- Tragjedia në Graz, 21-vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave
- BDI: Diskriminim ndaj shqiptarëve në Qendrën për Menaxhim me Kriza – Drejtues shqiptar vetëm në emër