Politologu Agon Maliqi ka kërkuar qetësim pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron për pezullimin e liberalizimit të vizave.
Ai në një postim në Facebook u bëri thirrje qytetarëve që të mos i anulojnë biletat, pasi Franca e vetme nuk e ka fuqinë që ta përmbysë një vendim dhe ligj të BE-së.
“Së pari, Franca nuk e ka fuqinë për ta përmbysur një vendim dhe ligj të BE-së e vetme. Mund të provojë ta nisë një rishikim të vendimit, por do të përballet me rezistencë. Së dyti, Macron e di këtë fakt dhe deklarata e tij e shprehur mjaft paqartë duket thjesht e lëshuar për të shprehur frustrim me faktin se francezët ndihen të prerë në besë, sepse e kanë marrë vendimin paraprak për vizat me disa garanci të dhëna prej Kosovës”, shkroi ndër të tjera Maliqi, përcjell “Bota sot”.