Kompania Nelt ST, anëtare e konglomeratit rajonal Nelt Grupa, në vitin 2023, kur shënon jubileun e 25 viteve të punës në tregun maqedonas, do të realizojë një xhiro prej mbi 60 milionë euro, duke arritur rritje prej 15% krahasuar me një vit më parë. Partneritetet e reja në shpërndarje dhe logjistikë, me punësimin e 70 kolegëve të rinj, hapin hapësirë për zhvillim të mëtejshëm dhe rritje të njohjes së kompanisë në tregun e Maqedonisë së Veriut.
Bashkëpunimi me korporatën Fortenova në fushën e shpërndarjes së markave Jamnica dhe Diamant, së bashku me fillimin e shpërndarjes së markave të çipsave Çacçanski ,Gricko dhe Flips të kompanisë serbe Çips way, tashmë shënuan vitin që po kalon.
“Ne jemi krenarë për përvjetorin tonë. Prej 25 vitesh ne ekzistojmë në një treg plot sfida dhe jemi lider në inovacionin dhe dixhitalizimin në fushën e zinxhirëve të furnizimit. Megjithatë, do të thosha se çelësi është fokusi tek punonjësit tanë, të cilët sot janë afro 300. Ne aplikojmë vlera të korporatës që i vendosin njerëzit në fokus dhe e vërtetojmë duke prezantuar të ashtuquajturën “work-life balance”. Qasja “ekuilibër punë-jetë” që përfshin orar fleksibël të punës, punë nga shtëpia dhe sigurim privat për pozita të caktuara”, tha Sashko Blazevski, CEO i Nelt Grupa për tregun e Maqedonisë së Veriut.
Nelt ST sot shpërndan liderë globalë në industrinë FMCG, si: P&G Mondelez, Jaffa, Banini, Jacobs, BIC, Dr Oetker, Duracell, Sebamed dhe Johnson & Johnson. Përveç Jamnica, Dijamant dhe Chips Way të lartpërmendur, Nelt ST furnizon tregun me Neoplanta, Baby Food Factory (Nutrino) dhe lider kombëtar në kategorinë e saj – Mama’s.
Strategjia udhëheqëse e Nelt Grupa – ACCELERATE2025 theksoi më tej fokusin e kompanisë në transformimin dixhital dhe rezultoi në lançimin e aplikacioneve dhe investimeve në arkitekturën dhe mjetet e menaxhimit të të dhënave që ne zhvillojmë me kompanitë Microsoft dhe SAS. Ne duam të vazhdojmë me investime dhe punësime të reja në Maqedoninë e Veriut dhe të forcojmë pozitën udhëheqëse në treg në vitet në vijim”, tha Milos Jelic, CEO i Nelt Grupa.
Nelt Grupa punon me më shumë se 80 drejtues dhe mbi 100 klientë logjistikë përmes 18 kompanive në 12 tregje në rajonin e Adriatikut dhe Afrikës. Anëtarët e Nelt Grupa janë: Nelt Co Nelt BiH, Neregelia, Nelt ST, Montenomax C&L, Java storja Srbija, Nelt Angola, Nelt Zambia, Nelt Mozambique, Nelt Albania dhe Nelt KS. Anëtarë të grupit janë edhe Neoplanta, Baby food factory, Chips Way, Banim reklame dhe Çenej Agrar. Të ardhurat e realizuara të grupit në vitin 2022 arrijnë në 1,165,000,000 euro.