Kryetari i Lëvizjes për Republikën e Re, Ivon Veliçkovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, tha se ka patur një operacion sigurie ku u formua një shumicë e cila e ka mbajtur Maqedoninë e Veriut në rrugën euroatlantike.
Veliçkovski tha se arsyeja se përse sot po bisedohet për zgjedhje parlamentare, është se “vetëm në zgjedhje të bashkuara, ato presidenciale dhe parlamentare, nuk do ta dimë se çfarë komandanti suprem do të zgjedhim, por ajo do të jetë transferim të ndikimit të listave partiake dhe zgjedhje të një mandati të katërt të një Ivanovi, pa dallim se si do të quhet dhe se nga cila parti do të vjen”.
Veliçkovski tha se sot nuk kemi marrëdhënie më të mira ndëretnike se sa viti 2016.
“Tema e një shoqërie për të gjithë ishte keqpërdorur. Rezultatin e kemi sot nga gjitha veprimet sociale politike. Ndarjet janë më të mëdha. Disfunksionaliteti është jo funksional”, tha Veliçkovski.
Ai tha se vendi duhet të vazhdojë rrugës se bashkimit dhe funksionimit.
Data 07.06.2025
Aktuale
- Këshilltarja e VLEN-it në Shkup, Rejhan Ramadani: “Pusetat e papastruara bllokuan bulevardet, Arsovska të merret me punë, jo me politikë!”
- QMK: Pas motit të ligë që dje përfshiu vendin, janë regjistruar vetëm dëme materiale, nuk ka të lënduar
- Për herë të 28-të dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Cfarë ndodhi në seancën e sotme?
- Largohen nga banesa në rrethana të paqarta, 41-vjeçari denoncon zhdukjen e bashkëshortes dhe dy fëmijëve të mitur
- Google Chrome shënon rekord historik në testin e performancës Speedometer 3
- “A po i shërben Izetit, a po punon për Bilallin”, Fetai ka një mesazh për aktivistët e ASH-së
- Nëna e Artan Grubit uron ditëlindjen të birit me këto fjalë prekse!
- Filipçe: Qeverisja e VMRO-DPMNE-së është shembulli klasik se si nuk duhet të drejtohet një shtet, ka politika ekonomike që krijojnë kriza