Emisioni “25 minuta” që emitohet në TV SHENJA, ka vazhduar të trajtoj temën e skandalit në Onkologji. Sllobodan Stojanov, ka rrëfyer për historikun që ka patur bashkëshortja e tij. Ai tha se ajo ka qëndruar 195 ditë në spitalin shtetëror për tu kuruar.
“Nga e tërë ajo nuk u bë asgjë, ndërsa ajo është e vdekur. Më mungon historiku i saj e që është zhdukur. Nga 22 nëntori gjër më sot nuk e ka historikun. Tek mjeku amë shkruan vetëm se personi ka vdekur. Raporti që na thanë se është dërguar në patologji nuk ekziston. Një muaj e gjysmë e kërkuam edhe nëpërmjet lidhjeve, e kërkuam përmes patologut tonë nga Shtipi, nuk ekziston raport me atë numër për të”, ka deklaruar Sllobodan Stojanov.
Ai ka thënë se gruaja e tij ka qenë në mesin e pesë pacientëve që ka filluar me terapi biologjike, por dyshoj se ajo e ka pranuar vetëm një.
“Filluam me terapi biologjike, dhe përfunduam me infuzion të thjeshtë”, tha Stojanov. /SHENJA/
Data 14.05.2025
Aktuale
- “Rritja e çmimeve”, Mickoski: Masa e ngrirjes së marzhës mund të rikthehet dhe të vlejnë deri në fund të vitit
- Gashi-Pierce: Në të ardhmen prioritet strategjik kemi sigurinë dhe integrimet europiane
- Kasami: Për momentin pozicionet e VLEN-it mbeten të pandryshuara në Qeveri
- Gjyqtarja Emine Kallaç përkohësisht dërgohet në Gjykaatën themelore Koçan, do të punojë në repartin penal, ku ka vëllim të rritur të punës pas zjarrit në diskotekë
- Alili mesazh Fatmir Deharit: Hap krahun për rininë
- Zgjedhja e guvernatorit të ri të Bankës Popullore më 20 maj në seancë plenare
- U përplasen nga një makinë teksa po ecnin me një motomjet, humbasin jetën dajë e nip
- Mexhiti: Loja politike sapo ka filluar, VLEN do të bëjë diferencën