Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili kishte shkruar për takimin që kishte pasur me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe ata të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
“Askush nuk e beson më këtë fasadë. Beogradi dhe Moska po ju ‘luajnë’ për budallenj. Kështu dëshironi të kujtoheni kur të ndizet lufta e ardhshme ballkanike?”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.