Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar ankesat e të dënuarve Agim Ismailoviq, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, për rastin “Monstra”, shkruan TV21.
Nga Gjykata thonë se ankesat janë të pabaza ndërsa është vërtetuar vendimi i Gjykatës së Apelit në lidhje me rastin.
“Monstra” fillimisht u rikthye në gjykim në vitin 2017, ndërsa nga gjithë procesi i rigjykimit nga akuza u lirua vetëm Sami Luta. Ndërkaq për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës për veprën “terrorizëm” me burg të përjetshëm u dënua Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq, dy të parët ndodhen në arrati në Kosovë. Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë” ndërsa Haki Aziri me 9 vite burg, gjithashtu për “ndihmë”.