NENAD JOVANOVIÇ
Botet që më sulmojnë mua, dhe jo vetëm mua, por sulmojnë edhe shokët e mi, miqtë dhe ata me të cilët ndaj “pronat e përbashkëta”, ne, domethënë, ata na përdorin për ushqim – ata vijnë në profilet tona në Facebook me direktivë komandimi – janë ata qeshin, mallkojnë dhe bërtasin, dhe më pas urdhëruesit ndoshta u hedhin një sanduiç, i përkëdhelin në shpinë, ndërsa bots lëpijnë plagët e tyre si këlyshë.
Ja një shembull: një bot që e shënon veten si “Viktor”: “Mos u shqetëso, tradhtar, do të jesh i pari që do të hash mutin e thatë, të Gjeorgjisë Veriore”. Unë nuk jam dakord me Viktorin, edhe nëse ai do të konvertohej nga patriarkal-ortodoks në një person homoseksual; dhe jo vetem une e di, po te mos jete “Viktori” do te kete edhe nje Mitre, Kole, Bole, Saiko, Stanko…, por per ata duhet një ban i kuq që është perfekt per mua (çfare te bej, kam dhe une një jetë i fshehur me pseudonimin tim të fshehur!).
Në të kaluarën, gjërat në politikë, na mësonte Igor Mandiqi (që Muhamed Aliu i gazetarisë dhe eseve jugosllave), dukeshin krejtësisht ndryshe: botonit një artikull në një gazetë, dhe ndonjë “Karadushman” ose ndonjë lexues që nuk pajtohet me tezat tuaja, në rubrikën “Letra për lexuesit” – do të ofronte një kundërargument. Një “kundërargument” i tillë do të shfaqej aq i shkolluar dhe i mësuar sa do ta lejonte kujtesa dhe krijimtaria e kundërshtarit. Të tillë nuk ishin “Viktorët”, “Kolet”, “Stolet”, “Maqedonas”, “Maqedonia e pastër”, por vëllezër të dashur – emri dhe mbiemri i plotë, vendi dhe adresa e shtëpisë. Atëherë njerëzit ishin të ndryshëm (nuk po them më mirë, po them ndryshe!), dhe për Zotin ata kishin një lloj morali etik: Unë shkruaj dhe mbaj përgjegjësinë personale për atë që kam shkruar./Analiza e plotë.