Dy policë dhe dy ushtarë profesionistë kanë përfunduar nën pranga, pasi kanë gjuajtur me armë në një dasmë në fshatin Debresh të rajonit të Prilepit.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërkaq arrestimi është bërë nën arsyetimin se të njëjtit duke gjuajtur me armë, kanë kryer veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, transmeton TV21.
“Janë identifikuar më shumë persona të cilët kanë gjuajtur me armë në aheng dhe për të gjithë do të parashtrohen shkresa përkatëse. Dy nga ata janë nëpunës policorë: N.I.(28) dhe E.I.(28) nga DPB Prilep, kurse dy janë ushtarë profesionistë B.H.(26) dhe I.R.(23), ndërkaq të tjerët janë banorë të fshatit Debresh dhe Sazhdevë të Krushevës. Janë kryer shtatë bastisje, ku janë kapur armë të ndryshme të cilat janë përdorur për të kryer veprën penale”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:info@almakos.com | almakoss@gmail.com