Kontroll aksion në Ohër: Gjendet marihuanë, ndalohen shtetase të huaj, mos lëshim faturash fiskale….
Zyrtarë policorë dhe inspektorë nga më shumë institucione kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në Ohër, me çka kanë konstatuar shumë parregullsi. Është gjetur marihuanë, janë kapur shtetase të huaja me qëndrim të parregulluar, keqpërdorime financiare e shkelje tjera.
“Më datë 27.08.2023 në orën 01:00, në përputhje me planin operativ të përgatitur paraprakisht për kontrollin e objekteve hotelierike, nga punonjësit e policisë së Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierie në Ohër. Gjatë kontrollit tek një person u gjet marihuana, si dhe u gjetën 17 shtetase të huaj, katër prej të cilëve banonin në kundërshtim me ligjet e vendit (dy nga Rusia me mbiqëndrim, një nga Serbia me mbiqëndrim dhe një shtetase e Serbisë me ndalesë aktive për hyrje në shtet). Personat janë ndaluar dhe gjyqtari kompetent në Gjykatën Themelore të Ohrit ka shqiptuar gjobë dhe përjashtim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.