Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, u prit nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, në kryeqytetin Kiev, transmeton Anadolu.
Në postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme turke në platformën e mediave sociale “X” thuhet se “Ministri ynë Hakan Fidan u prit në Kiev nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy”.
Në postim janë përfshirë edhe fotografi të dyshes të realizuara gjatë takimit.