Ministri Bujar Osmani dhe 13 diplomatë të tjerë nga mbarë bota dolën nga korniza diplomatike e komunikimit dhe përmes postimeve në platformën X uruan pavarësinë e Ukrainës. Bëhet fjalë për shkrimin e himnit kombëtar të Ukrainës në tweete të veçanta, ku fjalitë e para i ka shkruar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e më pas janë ndjekur nga 13 ministra të tjerë botërorë, mes tyre edhe Osmani, deri në përfundimin e të gjithë himnit.
Ukraina po feston pavarësinë e saj për të dytën herë radhazi përballë agresionit rus dhe kjo kartë unike është një shenjë e solidaritetit dhe mbështetjes ndërkombëtare në një kohë kur vendi po lufton për sovranitetin dhe integritetin e tij territorial.
Për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar të Ukrainës, Maqedonia e Veriut jo vetëm që tregoi solidaritetin dhe respektin e saj të thellë përmes një iniciative në Twitter, por gjithashtu ngriti flamurin ukrainas në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjesti është një tjetër kujtesë për rëndësinë e bashkëpunimit, bashkimit dhe mbështetjes ndërkombëtare në kohët kur vlerat dhe parimet botërore sfidohen. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe të gjitha vendet e tjera që po luftojnë për lirinë dhe sovranitetin e tyre.