Sot ukrainasit festojnë 32-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Për të dytën herë ata janë duke festuar festën kryesore shtetërore në kushtet e një lufte të gjerë. Reagime ka patur edhe nga Presidenti i Ukrainës, Zelensky i cili ka uruar të gjithë ukrainasit për Ditën e tyre të Pavarësisë. Ai e cilësoi Ukrainën të lirë dhe të pavarur. Reagime ka patur edhe nga përfaqësues të BE-së. Presdineti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ata do mbështesnin Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme në luftën kundër pushtimit rus. Ndërsa Presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen, uroi ukrainasit duke thënë se ata janë një frymëzim për të gjithë evropianët.
Dita e Pavarësisë së Ukrainës u festua për herë të parë më 16 korrik 1991, në kujtim të faktit se një vit më pare, më 16 korrik 1990, Verkhovna Rada e SSR-së së Ukrainës miratoi Deklaratën për Sovranitetin Shtetëror të Ukrainës. Gjithashtu, më 16 korrik 1990, Verkhovna Rada e SSR-së së Ukrainës miratoi një rezolutë në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Ukrainës.
Verkhovna Rada është parlamenti njëdhomësh i Ukrainës.
Por më 24 gusht 1991, Rada Verkhovna e SSR-së së Ukrainës miratoi rezolutën për Deklaratën e Pavarësisë së Ukrainës, e cila hyri në fuqi menjëherë pas miratimit të saj, si dhe Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Ukrainës, të cilin populli e konfirmoi në një referendum gjithë-ukrainas më 1 dhjetor 1991, lindi nevoja për të ndryshuar datën e festimit të Ditës së Pavarësisë.
Prandaj, më 20 shkurt 1992, Verkhovna Rada e Ukrainës miratoi një rezolutë për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Për shkak të rritjes së kërcënimit të sulmeve me raketa nga Rusia, festimet në Kiev u ndaluan dhe gjithashtu, në këtë ditë të shënuar për Ukrainën, ukrainasit bënë thirrje për tu mbledhur të gjithë në rrugët qendrore të qyteteve.