Jeni duhanpirës dhe nuk mund të gjeni shtysën e duhur për t'u liruar nga kjo shprehi e
dëmshme? Joduhanpirësit rreth jush zakonisht nuk e kuptojnë mirë se pse ky vendim është
kaq i vështirë për t'u zbatuar?
Vendimi më i mirë që mund të marrë çdo duhanpirës, është të heqë plotësisht dorë nga
duhani dhe nikotina. Mirëpo, ka edhe nga ata që nuk e ndërpresin këtë shprehi për arsye të
ndryshme. Këta duhanpirës duhet të dinë se, falë përparimeve shkencore dhe teknologjike,
janë zhvilluar alternativa më pak të dëmshme të duhanpirjes.
Më poshtë gjenden pesë karakteristika shumë të rëndësishme që kanë alternativat më pak
të dëmshme dhe që mund të jenë vendimtare për t'ju shtyrë që t'i lini cigaret në të
kaluarën.
1. Shumë gjëra janë më të mira kur nuk digjen. E si është puna me cigaret?
Kur ndizni një cigare, maja e kalon temperaturën prej 800 gradësh. Në atë temperaturë,
duhani digjet dhe krijon tym duhani, i cili çliron më shumë se 6000 substanca, prej të cilave
rreth 100 dihet se janë të dëmshme dhe me gjasë të dëmshme.
Nga ana tjetër, pajisjet ngrohëse nuk e djegin duhanin, por e ngrohin deri në temperaturë
prej më së shumti 350 gradësh. Gjatë përdorimit, nuk krijohet tym duhani, por aerosol.
Është vërtetuar se mesatarisht prodhon 95 përqind më pak përbërës të dëmshëm në
krahasim me tymin e cigares. Shkencëtarët, ndonëse të kënaqur me një përqindje kaq të
lartë, vërejnë se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një ulje prej 95 përqind të rrezikut.
2. Djegia e duhanit mbart me vete një nga substancat më toksike: monoksidin e karbonit.
Kur pini cigare, monoksidi i karbonit mbetet i pashpërbërë në trup dhe lidhet lehtësisht me
hemoglobinën, kjo ngase ka 200 herë më shumë aftësi për t'u lidhur me hemoglobinën sesa
oksigjeni.
Ndryshe nga cigaret dhe duke u nisur nga fakti se nuk e djeg duhanin, pajisja e bazuar në
teknologjinë e kontrolluar të ngrohjes krijon mesatarisht 98 përqind më pak monoksid
karboni dhe një nivel dukshëm më të ulët të përbërësve të tjerë të dëmshëm.
3. Katrani formohet nga djegia e duhanit dhe dihet se duhanpirësit aktivë mund të kenë
deri në 500 gramë katran të grumbulluar në trupin e tyre pas shumë vitesh të pirjes së
duhanit.
Termi katran përdoret për të përshkruar një sërë substancash dhe në fakt është mbetje nga
djegia e cigares, që krijon njollat kafe ose të verdha në filtrin e cigares, por edhe në dhëmbë
dhe gishta. Por pajisjet për ngrohje të duhanit nuk krijojnë katran, sepse nuk e djegin
duhanin. Katrani kontribuon ndjeshëm në rritjen e rrezikut dhe shfaqjen e sëmundjeve të
ndryshme të mushkërive.
4. Jo më pak të diskutueshme se cigaret janë hiri dhe tymi i krijuar gjatë pirjes së duhanit.
Ajo që shpesh i shqetëson si duhanpirësit, ashtu edhe joduhanpirësit, është aroma e
pakëndshme e tymit, e cila mund të fshihet në çdo cep të dhomës.
Prandaj, një nga arsyet pse alternativat janë më të mira, është se nuk kanë as hi e as tym,
kjo për shkak se ato nuk krijohen gjatë ngrohjes së duhanit dhe përdorimit të pajisjeve që
ngrohin duhanin.
5. Së fundi, a po e pyesni veten nëse këto përfitime kanë edhe baza shkencore?
Përgjigjja është po. Më shumë se 400 shkencëtarë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme kanë
punuar në procesin e hulumtimit dhe zhvillimit të sistemit të bazuar në teknologjinë e
ngrohjes së duhanit për më shumë se 10 vjet, ndërsa kalimi i plotë nga cigaret çon në një
ulje të ndjeshme të dëmtimit, në krahasim me vazhdimin e pirjes së cigareve. Megjithatë,
asnjë produkt i këtij lloji nuk është pa rrezik dhe të njëjtat përmbajnë nikotinë, e cila krijon
varësi.