Reformë e re e paralajmëruar sot nga ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mejiti – terapia do të përshkruhet nga mjeku ame, e cila do të ulë presionin neper Klinika.
Kjo forcon rolin e mjekëve familjar, tha ministri, me reformën e re do t’u kthehet dinjiteti mjekëve ame që mund të diagnostikojnë pacientet, në këtë mënyrë do të lehtësohen Klinikat. Për të gjitha këto sëmundje janë hartuar protokolle për sëmundjet më të shpeshta për të cilet të rriturit vizitojnë mjekun e familjes si: hipertensioni, hipotiroidizmi, diabeti, astma dhe SPOK, për të gjitha këto sëmundje, nëse deri më tani terapia ka qenë e përshkruar nga mjeku specialist, caktimi i terapisë do të bëhet nga mjeku i familjes. Me këtë ministri paralajmëroi decentralizimin e shëndetësisë.
“Në të njëjtën kohë do të mundësojmë që një numër më i madh i mjekëve nga praktika e përgjithshme të specializohen në mjekësinë familjare, në mënyrë që pacientët të marrin sa më shumë shërbime shëndetësore në një vend – EKG, ECHO, Doppler, spirometri, paketë e zgjeruar LU1. etj., e cila është përshkruar vetëm në shëndetësinë terciare, pra në Qendrën Klinike