VMRO-DPMNE-ja opozitare me kundërshtimin e saj ndaj amendamenteve kushtetuese është futur në një humnerë politike nga e cila as nuk e di se si do të dalë, thonë njohës të ngjarjeve politike në vend. Sipas tyre, edhe pse shumica parlamentare i pranoi të gjitha kërkesat e VMRO-DPMNE, partia e Mickovskit ende mbetet pengesa e vetme në rrugën e shtetit drejt BE-së, shkruan portali në gjuhën maqedonase Frontline.
Gazetari dhe komentatori politik Driton Zenku thotë se VMRO-DPMNE tashmë është e izoluar nga faktori vendas dhe ndërkombëtarë, për shkak të qëndrimitndaj ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, VMRO-DPMNE po përpiqet të dalë nga situata me arsyetime plotësuesve.
“Kërkuan daljen e BDI-së nga qeveria, u është plotësuar kërkesa, kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe këtë kërkesë e ka përmbushur lideri i LSDM-së dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski me njoftimin e dorëheqjes. Në politikë ka kushte por edhe parakushte. LSDM-ja dhe BDI-ja plotësuan kërkesën e Mickovskit, tani VMRO-DPMNE-ja duhet ta përmbushë parakushtin e tyre. Për të vazhduar rrugën drejt BE-së, nuk ka alternativë tjetër përveç hapjes së kushtetutës, VMRO-DPMNE-ja e di shumë mirë këtë. Momenti i duhur është që këto ndryshime të ndodhin dhe përgjegjësia të ndahet, tha Zenku për Frontline.
Në rrethana të tilla, shton ai, VMRO-DPMNE do të dilte fituese nga ky proces.
“Mosmarrëveshja me shtetin fqinj do të mbylleshin, do të zhvilloheshin zgjedhje dhe do të formohej qeveria e re pa problemin trashëgues me Bullgarinë. Fokusi i qeverisë së re do të jetë procesi i integrimit dhe zhvillimit ekonomik e social. Është koha që VMRO-DPMNE të reflektojë dhe shteti të ecë përpara, nëse vërtet dëshiron ta shohë Maqedoninë anëtare të BE-së, theksoi Zenku.
Gazetari dhe redaktori shumëvjeçar Aco Kabranov ka thënë për “Frontline” se pas BDI-së dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për të hequr të vetmen pengesë në rrugën drejt BE-së, përkatësisht ndryshimet kushtetuese, i japin Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE një shans dhe një motiv plus, gjegjësisht t’i krijohet opinioni publikut përshtypja që qeveria aktuale Mickoskit i ka rënë në gjunjë.
“Nëse pushteti është më i rëndësishëm për të sesa integrimi i vendit në BE, ja ku është. Përgjegjësia për çfarëdo që do të sjellë kjo bllokadë e tyre do të jetë vetëm e tyre dhe më duket se pretendimet e tyre aktuale se kishin një plan për të mbyllur bisedime më të favorshme me Brukselin për fillimin e negociatave do të vërtetohen se ishte thjesht një Bllof për të bllokuar procesin dhe ata shkojnë në qeveri. Plani i Mickoskit dhe ekipit rreth tij është i qartë – zgjedhjet pas një ore, të tjerët le të presin, nënvizoi Kabranov, përcjell PRESSonline.al
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për televizionin Sitel deklaroi se do të tërhiqej nga posti i kryeministrit nëse opozita VMRO-DPMNE votonte për amendamentet kushtetuese.
Parakrakisht, të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat nga radhët e BDI-së i kanë dorëzuar kryeministrit Dimitar Kovacevski dorëheqje me shkrim, me kusht që ato të hyjnë në fuqi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.