80 deputë, aq edhe sa duhen për të ndryshuar kushtetutën, nuk i nevojiten qeverisë, por ju nevojiten qytetarëve. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Dimitar Kavaçevski. Ai thotë se Qeverisë i nevojiten 61 deputetë për të marrë vendim para zgjedhjes së qeverisë së ardhshme, por për Maqedoninë Evropiane nevojiten 80 deputetë.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Qeverisë i duhen 61 deputetë që të mund të punojë deri në qeverinë e ardhshme. Një shumicë prej dy të tretash është e domosdoshme për çdo qytetar në vend. Kur themi 80 deputetë, këta nuk i duhen qeverisë, por qytetarëve të këtij vendi. Temat kryesore si standardi i jetesës, mbrojtja sociale, sundimi i demokracisë janë tre elementët në të cilët Bashkimi Evropian është më i miri në botë në nivelin e Shteteve të Bashkuara. Si shtet, ne përpiqemi t’i përmbushim ato standarde, kështu që kur themi dy të tretat nuk i nevojiten qeverisë, por i nevojiten qytetarëve të këtij vendi”.
Sipas tij, debati dhjetëditor në Kuvend është një mundësi që qytetarët të sigurohen se është një proces për arritjen e një qëllimi strategjik, anëtarësimin në BE.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Kur ka filluar procesi ka pasur komente për krijimin e histerisë se Maqedonia do të bullgarizohej, do të asimilohet, do të humbin gjuhën. Asgjë nuk ndodhi. Pas një viti, ne kemi një gjuhë të pastër të certifikuar nga FRONTEX. Konfirmim më i madh ndërkombëtar i gjuhës dhe identitetit – asnjë. Më pas u kërkua garanci nga vendet e mëdha se ata qëndrojnë pas identitetit tonë”.
Kovaçevski nuk u përgjigj në pyetjen se cili është plani i qeverisë nëse nuk votohet nevoja për ndryshimin e kushtetueses, gjegjësisht nëse nuk sigurohet shumica e nevojshme prej dy të tretash, duke pasur parasysh qëndrimin e djeshëm të qartë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, se nuk do të mbështesin amendamentet kushtetuese, siç thanë, në këtë format dhe nën diktimin bullgar.
Samir Mustafa /SHENJA/