Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e publikoi Konkursin për ndarje të 50 bursave për studentë, shtetas të huaj nga Ballkani me prejardhje nga Maqedonia e Veriut për vitin akademik 2023/2024, të cilët janë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi që Qeveria, me propozim të MASH-it, e solli vendimin në mbledhje, të enjten e kaluar.
Pesëdhejtë bursat dedikohen për studentë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut të cilët jetojnë në Shqipëri, Bullgari, Serbi, BeH, Kroaci, Slloveni, Kosovë, Turqi, Rumani, Mal të Zi dhe Greqi.
Shfrytëzuesit të bursës tërësisht i kompensohen shpenzimet për të studiuar: regjistrimi, akomodimi dhe ushqimi në konvikt, bursa mujore, sigurimi primar shëndetësor, shpenzimet për leje qëndrim të përkohshëm për shkak të studimit. Minsitria e Arsimit dhe Shkencës cakton se në cilin konvikt do të vendoset kandidati i cili ka përfituar të drejtën e bursës.
Në konkursin e publikuar në ueb-faqen e MASH-it janë cekur dokumentet që duhet të parashtrohen me paraqitjen.
Për informim më të hollësishëm lidhur me fakultetet dhe programet studimore, MASH-i udhëzon drejt faqeve të itnernetit të universiteteve shtetërore: www.ukim.edu.mk, www.uklo.edu.mk, www.ugd.edu.mk, www.uist.edu.mk, www.unite.edu.mk, www.unt.edu.mk dhe www.mon.gov.mk