Federata e Futbollit të Maqedonisë bën me dije se është hakuar profili i tyre zyrtar në Facebook.
Nga kjo federatë bëjnë me dije se janë ndërmarrë të gjitha hapat për tejkalimin e këtij problemi dhe ndërkohë bëhet thirrje që të mos merren parasysh të gjitha mesazhet që vijnë nga ai profil, përcjell INA.
“Ju lutemi vini re se të gjitha mesazhet që vijnë nga ajo llogari deri në njoftimin e dytë nuk janë të autorizuara nga FFM”, thuhet në një deklaratë të federatës.(INA)