Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, para opinionit ka paraqitur një sêrë aktivitetesh të infrastrukturës rrugore, transmeton Almakos.
Ky êshtë postimi i plotë:
🛣️ Ky është një aksion i ri i madh me asfaltimin e rrugëve në të gjithë territorin e komunës Butel. Janë mbuluar mbi 25 rrugë, rrugë që do të asfaltohen për herë të parë.
👷♂️ Sot filloi rikonstruksioni dhe rehabilitimi i plotë i një pjese të rrugës 2 në Vizbeg.
🚜 Kjo rrugë do të bëhet me asfalt për herë të parë pas përpunimit me makineri dhe vendosjes së një tamponi të ri. Në vende të përshtatshme do të vendosen edhe kanale kullimi, të cilat do të tejkalojnë problemin e përmbytjes së banesave gjatë reshjeve të dendura.
🛠 Vera e ndërtimit zhvillohet me dinamikë të fortë. Janë respektuar të gjitha afatet dhe premtimet ndaj qytetarëve.
🔜 Së shpejti do të fillojmë asfaltimin e rrugëve të tjera në Vizbeg.
Zhvillim i barabartë dhe i balancuar i të gjitha vendbanimeve.