Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftoi se ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Japoni, Goran Cekov është shkarkuar nga kjo pozitë. Nga Presidenca njoftojnë se kjo është bërë me kërkesë të Qeverisë. Cekov është emërkuar në këtë pozitë në kohën kur me MPJ-në po drejtonte Nikolla Dimitrov. “Ju njoftojmë se ambasadori Goran Cekov është tërhequr nga pozita e ambasadorit në Japoni, i akredituar edhe në Republikën e Koresë, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në pajtim me Ligjin për Punë të Jashtme. Lidhur me procedurën e nisur për tërheqjen e tij të hershme, si dhe arsyet e saj, ju drejtojmë të kontaktoni Ministrinë e Punëve të Jashtme për më shumë detaje”, thonë nga Presidenca.
Data 21.05.2025
Aktuale
- Zv.rektorja e Luarasit, Ani Dasho: Për studentët e parë të tre programeve të London School of Economics, “Hysenbelliu Group” ka akorduar bursë 2 mijë euro! Mesazhi për gjimnazistët
- Kryeministri izraelit refuzon t’i japë fund luftës, zotohet për ripushtim të plotë të Gazës
- Maqedonia e Veriut e gatshme të hapë ambasadën e saj në Riad
- Durmishi pjesë e hapjes së Ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë
- Marrëveshja e “Luarasit” me “LSE”, profesori Hoxhalli: “Data Science” dhe “Business Analytics”, profesionet më të kërkuara! Certifikimi erdhi falë stafit akademik që kemi
- LSDM: Qeveria duhet të tregojë trasparencë në lidhje me marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar
- Projekti “Auto-Moto Park”, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve! Ja sa është vlera totale (VKM)
- Prej 20 vitesh me skizofreni, Pëllumb Elmadhi shtrohet në Spital Psikiatrik pas denoncimit në “Tak Fak”! Momenti kur shoqërohet me ambulancë për të marrë trajtimin e nevojshëm