Nga Ministria e Financave thonë se ekonomia në Maqedoninë e Veriut do të stabilizohet, konsolidimi fiskal vazhdon, ndërsa borxhi do të ruhet në nivel stabil.
Këtë sipas MF-së e konfirmon edhe “Standard & Poors”.
“Në periudhën afatmesme, rritja ekonomike në vend do të stabilizohet, ndërsa konsumi privat dhe investimet, duke përfshirë edhe investimet kapitale, do të japin shtysë të theksuar në këtë drejtim.
Ndikim shtesë në perspektivat ekonomike do të ketë edhe progresi sa i përket integrimit në BE, gjë që do të kontribuojë edhe në përforcimin e kapaciteteve strukturore dhe institucionale. Vendi do të vazhdojë me konsolidimin fiskal, uljen e inflacionit dhe mbrojtjen e stabilitetit financiar, si dhe me reformat strukturore, ndërsa borxhi do të ruhet në nivel stabil.Nga Ministria e Financave thonë se ekonomia në Maqedoninë e Veriut do të stabilizohet, konsolidimi fiskal vazhdon, ndërsa borxhi do të ruhet në nivel stabil.