Të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës së Kisella Vodës do ta nisin vitin e ri shkollor me uniforma të reja falas. Janë siguruar mjete në vlerë prej 5 milionë denarë që do të shpenzohen për uniforma, si pjesë e strategjisë për sigurimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët. “Në këtë mënyrë besoj se krijojmë një përditshmëri më të këndshme për të gjithë fëmijët, reduktojmë pabarazinë dhe zvogëlojmë mundësinë e diskriminimit që shpesh përfundon me bullizëm. Kjo do të nënkuptojë edhe standardizimin e kodit të veshjes, që është shembull i zakonshëm në vendet shumë të zhvilluara” – tha kryetari Gjorgjievski.
Data 30.12.2025
Aktuale
- (VIDEO) Zgjedhjet lokale, kandidatët vazhdojnë me aktivetet e fushatës zgjedhore
- (VIDEO) Atmosferë festive në sheshin e Shkupit
- Tragjike: Fëmija rreth 1 vjeç vdes pas zjarrit në Prizren – tre të tjerë u shpëtuan
- 1,3 miliard denarë buxheti i Komunës së Kërçovës! VLEN dhe VMRO votuan pro, AKI dhe lista e pavarur kundër
- FFM nis procedurë ndaj Sejdinit, dyshohet për mashtrim financiar prej 700 mijë euro
- Kamerat ndryshuan sjelljen në trafik
- Ministria e Drejtësisë, Kuvendit të RMV-së: Nevojiten dy përfaqësues për grupin punues për Ligjin Zgjedhor
- Mickoski: Do të investojmë 21 milionë euro për blerjen e lokomotivave të reja elektrike


