Në një mënyrë të çuditshme të njëpasnjëshme dhe kontradiktore, do të ndodhte një kompromis mes aktorëve politikë, në të cilin disa do të hapnin derën për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, e të tjerët do ta mbyllnin atë.
Ljubisha Nikolovski
Erdhi ajo ditë, nisma për ndryshimin e Kushtetutës mori një numër arkivi në Parlament. Me këtë filluan të numërohen ditët deri në ATË ditë kur do të ndalen të gjitha vështrimet e ashpra dhe fjalët “të yndyrshme”, dhe gishtat e shpejtë parlamentar do ta përcaktojnë fatin e këtij vendi të Maqedonisë. Sytë e publikut do të përqendrohen te monitori që do të tregojë se sa nga 120 deputetët votuan për ndryshimet kushtetuese.
Data 18 gusht është caktuar si data kur kryeparlamentari Talat Xhaferi do të vendosë si pikë të rendit të ditës nismën për ndryshimin e Kushtetutës.
Që atëherë, dhjetë ditë pune për debat para votimit do të kalojnë. Kjo do të thotë se procedura mund të zgjatet deri në shtator. Por se në cilin drejtim do të lëvizë atmosfera, do të ndihet nga e marta kur të vjetrohet diskutimi në komisionin parlamentar për ndryshime kushtetuese, të cilin e kryeson kryeparlamentari Xhaferi./Analiza e plotë.