Sipas njoftimeve të ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, thirrja e parë nga programi i ri IPARD 3 do të shpallet më 18 gusht.
“Ajo që mund t’u njoftoj fermerëve dhe të gjithë qytetarëve të interesuar për të aplikuar për masat në programin #IPARD është se data 18 gusht është planifikuar tashmë si datë kur do të shpallet thirrja e parë nga programi i ri IPARD 3 për masat 1 dhe 7”, tha Nikollovski.
Kujtojmë se tashmë ka nisur periudha përgatitore për të gjithë të interesuarit për të aplikuar dhe për investime të reja
Burimet financiare nga Programi IPARD 2021-2027 në lidhje me zbatimin e kësaj Thirrjeje Publike nga viti 2023 janë të destinuara për masat e mëposhtme:
➢ Masa 1 – Investimet në asetet fikse të ekonomive bujqësore dhe
➢ Masa 7 – Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve./Lajmi i plotë.