Janë konfirmuar dhe identifikuar dy viktimat e ngjarjes tragjike në fshatin Shipkovicë të Tetovës pas shembjes së një muri, përcjell KlanM.
Siç informon Tv Koha personat që humbën jetën sot në ora 15:45 gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës janë A.A.(63) nga Sellca e Tetovës dhe J.C.(50) nga Republika e Shqipërisë. Të dy viktimat nuk kanë arritur t’iu mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore nga të cilat kanë ndërruar jetë.
Mjekët e Urgjencës kanë konstatuar vdekjen e tyre. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB – Tetovë janë duke kryer hetime dhe duke i përcaktuar të gjitha detajet lidhur me këtë rast. Në vendin e fatkeqësisë janë të pranishëm kryetari i komunês së Tetovës Bilall Kasami bashkë me kryetarin e këshillit komunal Besar Durmishin, zjarrfikësit e Tetovës dhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
Data 27.05.2025
Aktuale
- PD tjetër ankim në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës
- Tragjike në Itali/ 39-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë teksa po shkonte në punë (EMRI+FOTO)
- Prej sot në Shkup do të ketë makina elektrike me qira, do të kushtojnë 22 denarë për kilometër
- VIDEO/ Përqafim mes Ibrahimoviç dhe Tares në takimin e parë, darka e drejtuesve të Milanit zgjati katër orë
- Fidan pas takimit me Lavrovin: Gjenocidi dhe tragjedia njerëzore në Gaza duhet të ndalen menjëherë
- Jeta e veçantë e grave të burgosura në Lipjan: Kreativiteti dhe shpresat e tyre
- Fitoi mandatin e deputetes, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i Zëvendësministres së Brendshme (DOKUMENTI)
- Gashi në pritje të propozimit të kryeministrit për Ministrinë e Shëndetësisë