Gjatë dy ditëve të kaluara ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup realizuan aktivitete të përforcuara në kuadër të së cilës u pastruan dhe transportuan gjithsej 1130 ton mbetje komunale nga kontejnerët e
vendosur në sipërfaqe publike, si dhe nga koshat e amvisërive individuale, thuhet në reagimin e Higjienës Komunale, transmeton SHENJA.
“U pastruan edhe 250 metër kub mbetje nga afërsisht njëzet deponi të egra të lokalizuara në të gjitha komunat e qytetit. Duke filluar nga ndërrimi u parë gjatë ditës së sotme, NP Higjiena Komunale-Shkup vazhdon me mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale në territorin e qytetit të Shkupit sipas dinamikes standarde, të vërtetuar me Programin Operativ të Ndërmarrjes për punë. Njëkohësisht
vazhdojnë edhe aktivitetet e rregullta për mirëmbajtjen e higjienës së sipërfaqeve dhe të trafikut në të gjitha komunat e Shkupit”, thuhet në njoftimin e NP Higjiena Komunale-Shkup. /SHENJA/
Data 25.05.2025
Aktuale
- A duhet të pini kafe me stomak bosh?
- Ushqimet e “Nelsa shpk” helmojnë 70 fëmijë në Gramsh! Kompania, përfituese e tenderave miliona lekë në disa bashki, furnizon edhe spitalet e burgjet
- Ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit: Si e filmova takimin e fundit mes Dritëroit e Kadaresë. Ju tregoj xhelozitë e kineastëve për skenarët e tij
- Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur, Piro Milkani
- Punësimi i specializantëve shqiptarë, ASH-ja e Taravarit i reagon Mexhitit
- Mexhiti: 35 specializantë shqiptarë filluan punën në Qendrën Klinike në Tetovë dhe Spitalin e Gostivarit
- Adnan Ismaili: Akif Emre ndjente vuajtje për hallet e myslimanëve të Ballkanit
- Vrasja e Altin Arapajt në Greqi, flet avokati i autorit të dyshuar: Ata ishin miq dhe kishin konsumuar drogë! Arma e krimit i përket viktimës