Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, Komisioni Rregullator i Energjisë (RKE) ka lëshuar licenca për 278 termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, që është më shumë se numri i licencave në të gjithë vitin 2022, thekson Balkan Green Energy New.
Me këtë, Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (RKE) ka lëshuar gjithsej 545 licenca për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme nga janari 2022 deri më 30 qershor 2023, me një kapacitet total të instaluar prej rreth 270 MW.
Me vënien në punë, këto mund të plotësojnë nevojat e mbi 104.000 amvisërive me konsum mesatar të energjisë elektrike, gjegjësisht do të plotësojnë nevojat për energji elektrike në Ohër, Tetovë, Kratovë, Krushevë, Kriva Pallankë, Sveti Nikolla, Resnjë, Dojran, Dibër, Vinicë, Strugë, Negotinë dhe Gjevgjeli.
Këtu janë vetëm 8 nga shumë arsye pse burimet e rinovueshme janë një ndihmë për të ardhmen tonë
1. Transformimi në 100% energji të rinovueshme mund të ndodhë më shpejt se pritshmëritë aktuale dhe sektori i energjisë mund të transformohet deri në vitin 2030./Lajmi i plotë.