Kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin “kokë më kokë” me kolegun e tij shqiptar Edi Rama, ku në fokus të bisedës ishin perspektivat dhe përfitimet e procesit të Berlinit, integrimi në Bashkimin Evropian, si dhe rëndësia e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje, të cilat janë anëtare të NATO-s.
Kryeministrat Kovaçevski dhe Rama ranë dakord se proceset eurointegruese të të dy vendeve dhe rëndësia e angazhimit të qartë është vendimtare në këto momente të trazirave të forta gjeopolitike, të gjitha me synimin që vendet të bëhen anëtarë të plotë të BE-së deri në vitin 2030.
Pas takimit “kokë më kokë” kryeministrat e dy vendeve zhvilluan nje takim dypalesh me delegacionet qeveritare.
Në takim delegacioni i Maqedonisë së Veriut përbhej nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministrin e sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve Artan Grubi, zëvendëskryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investime Fatmir Bytiqi, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, Ministri i Drejtësisë Krenar Loga, si dhe Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Në delegacionin shqiptar ishin Niko Peleshi – ministër i Mbrojtjes, Majlinda Duka – ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore e Republikës së Shqipërisë, si dhe zëvendës sekretarja e përgjithshme në Qeveri, Elira Kokona.
Në takimin dypalësh, u tha bashkërisht se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë përpara një punë serioze, sepse ka ardhur koha kur do të duhet të arrihen arritje thelbësore në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve, efikasitetin dhe konkurrencën e ekonomive të rajonit në tërësi, gjë që do të çojë në rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik rajonal.
Në atë drejtim, pikërisht përmes procesit të Berlinit synohet intensifikimi i bashkëpunimit dhe lidhjes rajonale ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takimin dypalësh u konstatua se qëndrimi është i qartë se BE-ja nuk do të jetë e plotë dhe e suksesshme derisa qytetarët e Ballkanit Perëndimor të marrin pasaportat me flamurin e BE-së. Në të njëjtën kohë, u konstatua se procesi i Berlinit nuk është zëvendësues i anëtarësimit në BE, por është një proces që do të sigurojë integrim më të shpejtë të vendeve të rajonit.
Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se Procesi i Berlinit, Ballkani i Hapur, si dhe iniciativat e tjera rajonale si RCC, CEFTA, CEI, SEECP, janë komplementare me njëra-tjetrën dhe secila prej tyre është vetëm një përfitim shtesë për qytetarët dhe qytetarët dhe bizneset.