Gjykata e Apelit ndryshoi një pjesë të dënimeve të të akuzuarve në lëndën “Titanik”, ndërsa i konfirmoi një pjesë të dënimeve. Mile Janakieskit ia uli dënimin për 9 muaj dhe tani duhet të vuaj 3,6 vjet burg. Gordana Jankulloskës i shqiptoi dënim me kusht në vend të 2.5 vjetëve dënim me burg. Përndryshe në shkurt të vitit të kaluar sipas vendimit gjyqësor, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski u dënuan me gjithsej 7 vjet burg. Janakievski u dënua me 4.5 vjet burg, ndërsa Jankullovska me 2.5 vjet burg. I akuzuari Martin Protugjer u dënua me dënim me kusht me 2 vjet burg, dënim i cili nuk do të realizohet nëse 5 vjetët e ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Gjithashtu me dënim me kusht u dënuan edhe ish zv.ministra e drejtësisë Biljana Brishkovska Boshkovski dhe të akuzuarit Kiril Todorovski dhe Katerina Vellovska. I akuzuari Munir Pepiq u dënua me 1 vjet burg, ndërsa Kosta Mitrovski me 3 vite burg.
Data 26.12.2025
Aktuale
- Interkonektori 400 kV Manastir-Elbasan! MEPSO rifillon projektin strategjik, përzgjidhet kontraktori për ndërtim
- VLEN drejt shndërrimit në parti! Kryetari me mandat njëvjeçar dhe rotacion të plotë të udhëheqjes
- (VIDEO) Bejta: U keqpërdorën 700 mijë euro për rikonstruim të rrugëve
- Kamioni del nga rruga dhe përmbyset, plagosen shoferi dhe pasagjeri! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
- TetovaSot zbulon propozimin e VLEN-it për një parti
- Zoran Trajçevski emërohet drejtor i ASHMA për pesë vitet e ardhshme
- (VIDEO) Konstadinovski: Ligji për përdorimin e gjuhëve do të sillet në vitin 2026
- (VIDEO) Mickoski: Dislokimi i fabrikës së çimentos “Usje” nuk përbën problem për Qeverinë


