Natyrisht, secila parti e ndërton strategjinë e saj, por ne vazhdimisht punojmë edhe në kapacitetin e brendshëm, por edhe në kapacitetin e jashtëm – koalicionimet, thotë në një intervistë për Fokus sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq.
– Ne jemi të sinqertë me partnerët tanë të koalicionit dhe ai kapacitet i koaliciomit të jashtëm nuk është dhuratë për ne, nuk ka rënë nga qielli, e ndërtojmë vazhdimisht, me përkushtim dhe ndershmëri. Ne ndjekim vlerësimet, natyrisht, marrim parasysh edhe rrethanat, periudhën e pas krizës, krizën COVID dhe energjitike, vendimet e vështira të marra etj. Por në fund, zgjedhjet janë sondazhi kryesor, tha Zeçeviç.
Sipas tij, sot kanë ndikim shumë faktorë, por nëse janë në interes të shtetit, atëherë kanë ndikim pozitiv.
– Kjo nuk është një përrallë që unë dua që dikush ta besojë, ky është realitet. Për shembull, ne kemi parë sondazhe me avantazhe të mëdha për DPMNE-në edhe më parë, edhe para zgjedhjeve lokale në Mavrovë Rostushë, ose për shembull në vitin 2020. Vendimet më të vështira dhe shtetformuese në gjithë këtë periudhë i merr LSDM dhe kjo është e qartë për të gjithë. Por kjo është për shkak se ne nuk llogarisim me të ardhmen e Maqedonisë dhe jam i bindur se qytetarët e vlerësojnë një qasje të tillë dhe do ta vlerësojnë në përputhje me rrethanat kur të vijë koha, theksoi Zeçeviq.