Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka njoftuar për përfundimin e provimit të maturës 2023 të cilit iu nënshtruan 21 mijë maturantë.
Provimi është organizuar në 177 Qendra Testimi, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1600 klasa, njoftoi MASHT-i, shkruan gazeta Online Reporteri.net.
KMSH po ashtu bën të ditur se ka pasur edhe largime të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.
“KShM njofton se, Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve.Ndër të tjera, KShM bën të ditur se, sipas raporteve të administratorëve në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.”, thuhet në njoftimin e MASHTI-it.
Rezultatet e provimit sipas njoftimit do të bëhen publike më 3 korrik.
“Sa i përket të dhënave të tjera rreth administrimit, KShM do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimit në nivel vendi, ndërsa rezultatet e testit do të publikohen më 03.07.2023.”, përfundon njoftimi./Reporteri.net