Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në rrjetin social facebook, ka shkruar se për herë të parë të punësuarit e komunës së Tetovës, kanë marrë pagë “Jubilare” në vlerë të një rroge mesatare, raporton SHENJA.
“Kjo ndodh për herë të parë në historinë e Komunës së Tetovës ndoshta edhe në shtet. Kjo vlen për të gjithë ata që kanë përvojë pune 10, 20, 30 vjet e më tepër. Përkushtimi jonë për një administratë profesionale dhe në shërbim të qytetarëve po bëhet realitet. Për një periudhë shumë të shkurtër bëmë rritjen e pagave prej 2800 denar, dhe tani edhe rrogën jubilare që të përmirësojmë statusin e të punësuarve”, ka shkruar Kasami.
Data 11.05.2025
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski: Javën e ardhshme do t’i ndajmë rrugët me Taravarin
- Procesi zgjedhor për Parlamentin e Shqipërisë, ecuria e pjesëmarrjes deri në orën 16:00
- Taravari: Do të flas me Mickoskin, s’dua të jemi pjesë e kësaj klime thashethemesh dhe konspiracionesh
- Sindikata e Pavarur e policisë së Maqedonisë nesër proteston për paga më të larta
- (VIDEO) Ministri Limani: Çerdhja në Çair po mobilohet, çerdhja e Hasanbegut në proces
- Kapet në flagrancë duke fotografuar votën, qytetari: E fshiva, e fshiva
- E shoqëruar nga bashkëshortja, voton Blendi Gonxhja: Duhet të dalim e të votojmë masivisht
- Kunovska: Si mund të fletë LSDM-ja për vlerat e BE-së dhe NATO-s kur Venko është i gatshëm të shpërngulet