Gjatë vizitës së sotme në komunën e Aerodromit, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë mendon se është një rrugëdalje e qëndrueshme nga kriza politike dhe ngërçi i eurointegrimeve, theksoi se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.
“Po, ne nuk kemi ndërmend të hyjmë në bisedime ku konturi i atyre bisedimeve do të jetë diktati bullgar, ne kemi shprehur mendimin tonë, kemi pasur një qëndrim konsistent, të pandryshuar për një vit dhe ky do të jetë ai qëndrim në të ardhmen. Pra këtu nuk keni asnjë dyshim, se ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar jo vetëm që nuk do t’i pranojmë, por do t’i refuzojmë dhe kategorikisht. Sa i përket tejkalimit të krizës, zgjidhja është të kemi zgjedhje.
Është e qartë se zgjedhjet janë gjëja më logjike që mund të ndodhë në këtë moment”, deklaroi Mickoski.
Data 10.06.2025
Aktuale
- Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës
- BDI : Qeveria po vazhdon me largimin e organizuar dhe sistematik të gjuhës shqipe nga sistemi shtetëror
- Letër e hapur nga Arben Fetai për Arben Taravarin
- Sot përfundon viti shkollor, nxënësit do të jenë në pushim veror deri në shtator
- Incident në Prishtinë: Konflikti mes dy burrave shkon deri në përdorim të armës
- Dielli përshëndet Kosovën: Temperaturat arrijnë deri në 29 gradë Celsius
- Nën monitorim të rreptë, maturantët zhvillojnë sot provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
- Vendet më të bukura në botë dhe turizmi